
Legjenda e Boksit shqiptar, Ahmet Golemi mbylli sot sytë në moshën 84 vjeçare. Në lidhje me ndarjen nga jeta të sportistit, shkrimtarit, gazetarit dhe komentatorit, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë. Ilir Meta tregon se lajmi është I hidhur dhe I rëndë, ndërsa e cilëson Ahmetin si pionerin e boksit profesionist në Shqipëri, që në emër të sportit sfidoi edhe regjimin komunist në mbrojtje të pasionit të tij.
"Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në "duel" edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t'u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv", shkruan Meta.
Postimi i plotë:
I hidhur dhe i rëndë lajmi për ndarjen nga jeta të intelektualit të ringut, "Kasus Klejit shqiptar", Ahmet Golemi.Pioner i boksit tonë profesionist, pesë herë kampion dhe katër herë nënkampion, ai sfidoi në "duel" edhe vetë regjimin në emër të mbrojtjes së pasionit të tij, për t'u ringritur sërish më i fortë si shkrimtar i talentuar, gazetar dhe komentator i papërsëritshëm dhe shumë i dashur sportiv.
Mjeshtri i Madh Ahmet Golemi do të mbetet një "universitet" për brezat e sportistëve të rinj shqiptarë, intelektual i rrallë dhe qytetar aktiv, roli i të cilit në çdo pozitë që luajti dhe mbajti, vështirë të zëvendësohet.Duke ndarë dhembjen e madhe dhe ngushëllimet më të ndjera me familjen e Tij, miqtë e kolegët, gjendem sot pranë tyre në këto momente të vështira. Pusho në paqe Mjeshtër! Përherë i paharruar kujtimi yt!
LEXO: Ditë e trishtë për sportin shqiptar, ndahet nga jeta legjenda e boksit