Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Ndaj Izraelit nuk jemi ndarë asnjëherë në “paqe”, fitorja vendos barazpeshën

Shkruar nga NEWSPORT
Ndaj Izraelit nuk jemi ndarë asnjëherë në

Shqipëria dhe Izraeli kanë një histori të freskët mes tyre teksa jemi përballur 5 herë në 6 vitet e fundit. Të gjitha ndeshjet janë luajtur për llogari të kualifikuesve të Botërorit ose Nations League. Bilanci është i ngushtë. 3 humbje dhe 2 fitore ka arritur të marrë Shqipëria përballë tyre dhe asnjëherë nuk jemi ndarë në “paqe” me barazim. Golavarazhi është përsëri i ngushtë me Izraelin që na ka ndëshkuar 7 herë kundrejt 5 golave tanë.

Ndeshja e parë u luajt në vitin 2016 ku Izraeli fitoi 0-3 në ndeshjen që krijoi polemika të mëdha për gjyqtarin e sfidës. Në të dytën i kthyem “reston” duke i mposhtur me të njëtjat shifra në Izrael. Në vitin 2018, në grupet e Nations League u gjetëm përsëri përballë Izraelitëve ku në 2 ndeshje, 1 herë fituam 1-0 me golin e Taulant Xhakës dhe tjetrën e humbëm 2-0 në Izrael. Ndeshja e fundit është e freskët teksa humbëm 1-2 në Air Albania në ndeshjen e parë të këtij edicioni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga