
Fillimi i sezonit ka qenë jashtë pritshmërive për ekipin e Lushnjës. Verdhjeshilët kanë grumbulluar vetëm 4 pikë në 4 javët e para dhe sot do të tentojnë kthesën e madhe ndaj një pretendenti per titull. Në Roza Haxhiu do të vijë Flamurtari dhe dy ekipet objektiv kanë vetëm fitoren. Në orën 12:30, trajneri Duro duhet të nxjerrë në fushë titullarët e tij dhe sot është i penalizuar nga 3 mungesa të rëndësishme.
Ervis Gjyla është i dëmtuar ndërsa kapiteni Canka dhe Ledion Ruço janë pezulluar pas kartonave të kuq javën e fundit me Apoloninë. Duro duhet t’i bëjë mirë llogaritë dhe të gjejë zëvëndësuesit e duhur për të synuar fitoren përballë tifozëve lushnjarë.
Poll