
NBA është liga me e madhe e basketbollit në botë. Yjet gjigant kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri që do të startoj me datë 19 tetor dhe takimi i parë do të jetë ai mes Cletics dhe Philadelphia.
“Preseason” apo i njohur ndryshe si faza parasezonale, ka nisur duke zhvilluar takimet e para. Warriors i Stephen Curry ka arritur të zhvilloj 2 ndeshje të mira ku ka fituar ndaj Wizards në të dy takimet.
Ndërkohë Dallas Mavericks i yllit Luka Doncic e ka nisur me fitore ndaj Thunder e më pas ka pasur më një humbje ndaj Magic. Por në këto takime trajnerët dhe ekipet i shfrytëzojnë për të provuar lojtarët dhe testuar elementët e ri, që të përshtaten me ekipin.
Poll