
Nations League po shkon drejt fundit të fazës në grupe. Mbrëmjen e sotme në Ligën A do të ketë përballje tepër interesante ku Italia do të sfidojë Hungarinë në shtëpi për të marrë kreun e grupit. Në krahun tjetër Angli do të përballet me Gjermaninë në një takim që tifozeritë e shohin më shumë se një ndeshje futbolli.
Historia i ka vënë shumë shpesh përballë njëra tjetrës dhe kjo është një ndër arsyet se përse tifozeritë mezi presin këtë takim emblematik mes Anglisë dhe Gjermanisë. Në statistika të përgjithshme Anglia numëron 14 fitore 5 barazime dhe 15 humbje.
Italia ka një bilancë të frikshëm ndaj Hungarisë ku në 34 takime mes tyre regjistron 17 fitore 9 barazime dhe 8 humbje. Sonte do Italia do të luaj gjithçka për gjithçka pasi mos pjesmarrja në botëror ka kaluar fokusin te ky trofe.