
Mijëra tifozë kanë pritur në radhë që në orët e para të mëngjesit për të siguruar një biletë për takimin e Champions League-s që do të luhet në stadiumin "San Paolo".
Në dispozicion të tifozëve janë vënë 42 mijë bileta, të cilat kanë filluar të shiten në sportelet përkatëse që nga ora 12:00 e drekës së sotme. 15 mijë bileta janë shitur vetëm në një ore për ndeshjen e kthimit të do të luhet në datën 7 mars.
Pa ditë më parë janë shitur për vetëm 30-të minuta 3 mijë biletat në tribunat Posillipo dhe Nisida. Pjesa tjetër e biletave të mbetura do të vazhdojnë të shiten ditët në vijim. Nga biletat e shitura deri më tani, duket se për këtë takim, tifozët janë mjaft të interesuar, duke bërë çdo gjë të mundur për të siguruar një të tillë.
[gallery columns="1" size="full" ids="70202,70203,70204,70205,70206,70207"]