Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Nagelsmann i pakënaqur me Topin e Artë për të rinj: Musiala e Bellingham shumë herë më të mirë se Gavi

Shkruar nga NEWSPORT

Veç Topit të Artë, ku fitues u shpall Karim Benzema, në ceremoni u ndanë disa çmime të tjera. Një prej tyre KOPA Trophy, i cili i jepet futbollistit më të mirë nën moshën 21 vjeç. Fitues i këtij trofeu u shpall futbollisti i Barcelonës, Gavi, i cili pasoi shokun e skuadrës, Pedri. Kjo ka lënë disa të pakënaqur dhe një prej tyre është edhe trajneri i Bayern Munchen, Nagelsmann i cili nuk përton të japë mendimin e tij hapur.

“Musiala dhe Bellingham kanë zhvilluar një sezon fantastik dhe po e bëjnë edhe në sezonin aktual. Një prej tyre duhet të rezultonte fitues i trofeut. Kanë qenë shumë herë  më të mirë se Gavi që fitoi. Më pëlqen Gavi por unë jam i mendimit se Musiala dhe Jude janë nivel tjetër për momentin.”- u shpreh Nagelsmann.

Statistikat e tre talentëve:

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga