Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Na u mohuan 2 penallti”, Mehmeti pas eliminimit të Dinamos: Nuk po gjejmë një lojtar 8-sh, tani fokusohemi te kampionati

Shkruar nga NEWSPORT
“Na u mohuan 2 penallti”, Mehmeti pas eliminimit të Dinamos:

Dinamo nuk arriti të kualifikohej në raundin tjetër teksa u mposht nga Laçi minimalisht në Kurbin dhe eliminohet nga Kupa. Blutë tani duhet të fokusohen totalisht në kampionat për të tentuar Europën nga vendi i 4-të. Pas ndeshjes, për MCN TV, foli trajneri Dritan Mehmeti.

“Janë dy faktorë që ndikuan në interpretimin e ndeshjes. Pozicioni i mbrojtësit të Laçit dhe pretendimi ynë për 11-metërsh. Mund të ndryshohej fati i ndeshjes. Të dyja rastet ishin penallti. Jemi të gjithë fajtorë për këtë eliminim, përgjegjësinë kryesore e marr unë. Duhet të ishim shumë më agresiv në fushë.

Vuajmë në linjat e mesfushës, kemi nevojë për lojtarë që marrin përsipër. Nuk e kemi gjëtur një lojtarë 8-sh. Laçi ka një ekip të organizuar në mesfushë dhe na dominuan aty. Nuk ditëm të reagojmë, por duhet të kesh mentalitet fituesi.

Besim te skuadra? Kam shumë besim, e kam kërkuar me ngul që të kishim përforcime në mesfushë, lojtarë që bëjnë diferencën. Kemi lojtarë të rinj që janë për të ardhmen, ndërsa lojtarë që marrin përsipër kemi shumë pak. Jam trajner dhe do të bëj maksimumin për t’i marrë maksimumin skuadrës. Mënyra si është ndërtuar skuadra ka vështirësitë e saj. Nuk po gjejmë dot një lojtarë në mesin e fushës, presidenti po bën maksimumin e tij

Një brazilian po vjen te Dinamo? Jemi në bisedime me 3-4 lojtarë, por nuk mund të flas pasi s’ka mbaruar asgjë.

Ishte rruga më e vështirë por më e shkurtër për Europën. Më vjen keq që na u mbyll kjo derë. Na mbetet të fokusohemi vetëm te kampionati dhe të bëjmë më të mirën në ndeshjen e rradhës ndaj Kukësit.”, tha Mehmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga