Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Na duhet një trajner si Ancelotti”, drejtori sportiv i Bayern zbulon bisedën me Xabi Alonson: Ai na ka refuzuar

Shkruar nga NEWSPORT
“Na duhet një trajner si Ancelotti”, drejtori sportiv i Bayern

Max Eberl do të jetë drejtori i ri sportiv i Bayern Munchen që nga 1 Marsi duke zënë përfundimisht vendin e ‘Brazzos’. Në një intervistë më Sport Deutschland ai ka folur pa dorashka për zgjedhjen që bavarezët do të bëjnë për trajnerin e ri pas largimit të Tuchel në fund të sezonit.

"Tuchel do të duhet të përshtatet me standardet e klubit. Ne kemi Tel, Musiala... Real Madrid ka arritur të integrojë lojtarë si Camavinga në një mesfushë me Kroos dhe Modric. Duhet gjithashtu një trajner i tillë. Ai duhet të jetë në gjendje të flasë gjermanisht dhe anglisht. Kandidatët janë aty. Duhet të jetë e mundur të fitohen tituj duke lejuar zhvillimin. Kam gjetur gjithashtu lojtarë që u bënë yje vetëm 6 muaj më vonë.”

Kush do të jetë trajneri i ardhshëm?

Një trajner ka një zë të rëndësishëm me lojtarët. Ne duhet të gjejmë trajnerin e duhur për Bayern Munich. Ka kandidatë ende nën kontratë dhe ka kandidatë të lirë. Në skuadër do të ketë largime dhe ardhje, por fillimisht do të duhet të gjejmë trajnerin e duhur dhe të zgjedhim lojtarët me të.

A është një opsion Xabi Alonso?

Kur isha në Gladbach ai më refuzoi sepse tha se ishte ende herët. Megjithatë, kjo nuk na lejon të nxjerrim ndonjë përfundim tani për tani. Nuk dua të komentoj emrat për momentin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga