
Granada e Myrto Uzunit arriti një fitore të rëndësishme ditën e sotme ndaj Mirandes në transfertë. Ishte skuadra e shqiptarit ajo që kalojë e paranë avantazh me anë të Puertas në minutën e 30-të, duke shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh.
Pjesa e dytë fillojë mirë për vendasit duke gjetur golin e barazimit në minutën e 57-të. Festa vendase zgjati vetëm 5 minuta pasi Puertas kaloi të tijët në avantazh duke shënuar edhe golin e dytë në këtë ndeshje. Për të vulosur gjithçka mendoi Zaragoza i cili shënoi edhe golin e 3-të për miqtë.
Kjo fitore e afron skuadrën e Granadës pranë rikthimit në La Liga, pasi aktualisht ata ndodhen në vendin e parë në kuotën e 72 pikëve. Një pikë në ndeshjen e rradhës ndaj Leganes do ta çonte zyrtarisht në elitën e futbollit spanjoll për sezonin e ardhshëm.