Kombëtarja shqiptare ka udhëtuar në transfertë për të sfiduar Moldavinë, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 18:00. Një duel ku kombëtares shqiptare i duhet vetëm 1 pikë për të mbyllur llogaritë e kualifikimit, ndërsa vendasit janë të dënuar vetëm për fitoren.
Për herë të parë në histori Moldavia është shumë pranë kualifikimit në një europian dhe pavarësisht rezultatit tifozët janë përgatitur për një festë. Federata Moldave në një komunikim ka njoftuaer se hyrja e tufozëve do të nisë dy orë para startit të sfidës.
Gjithashtu do të shpërndarhen 1000 pije falas, ndërsa do të ketë edhe një koncert që do të zgjasë deri para startit të takimit. Kujtojmë se kapaciteti i stadiumit “Stadionul Zimbru” është 10.500 tifozë dhe për duelin me Shqipërinë është i gjithë “sold-out”.