
Transferimi i Granit Xhakës te Bayern Leverkusen është çështje ditësh. Mesfushori dhe skuadra gjermane kanë arritur prej javësh marrëvehsjen mes tyre, por duket se tashmë cdo ditë e më shumë jemi afër rikthimit të tij në Bundesligë.
Kapiteni i Zvicrës do të largohet nga “Etihad” pas 7 vitesh, me mesfushorin që do të nisë kështu një aventurë të re në një tjetër kampionat. Sipas “Football London” bëhet e ditur se Xhaka u ka kushtuar arkave të gjermanëve plot 21.5 milionë euro.
Sipas burimit në fjalë theskohet gjithashtu se lojtari me origjinë shqiptare do të debtuojë me Leverkusen më 21 korrik në një sfidë miqësore.
Poll