
Georginio Wijnaldium është një hap larg Barcelonës. Mesfushori që për pesë sezone ka qenë pjesë e Liverpool, ka arritur akordin verbal me katalanasit dhe për tre sezonet e ardhshme do ketë si shtëpi Cam Nou.
Në ditët në vijim pritet e zeza mbi të bardhë, me palët që kanë një akord total edhe për pagën. Kontrata tre vjeçare mund të bëhet me opsion plus një vit, nisur kjo nga ecuria e mesfushorit. Hollandezi ka zhvilluar 38 ndeshje dhe 2 gola sezonin që lamë pas, teksa te Barça do shkojë si transfer i lirë. Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano konfirmon akordin total.
Poll