Pierre-Emerick Aubameyang ka bërë një deklarat të papritur. Sulmuesi I Arsenal mungon prej disa javësh me skuadrën angleze, ndërsa përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka zbuluar se është prekur nga sëmundja e malarjes.
Aubameyang tregon se prej dy javësh nuk ishte ndierë mirë dhe ishte infektuar me sëmundjen e malarjes me ekipin Kombëtar të Gabonit. Sulmuesi ka qendruar prej disa ditësh në spital, por gjendja e tij është përmirësuar.
“Përshëndetje djema, faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe telefonatat.
Për fat të keq jam prekur nga malaria kur isha me ekipin kombëtar në Gabon disa javë më parë. Kam kaluar disa ditë në spital këtë javë, por tashmë ndihem më mirë çdo ditë falë mjekëve të shkëlqyeshëm që zbuluan dhe mjekuan virusin kaq shpejt.
Unë me të vërtetë nuk po ndihesha mirë dy javët e fundit, por do të kthehem edhe më i fortë se kurrë së shpejti”, shkruan sulmuesi.