
Ekipi i Kukësit ka hasur mjaft vështirësi në përballjen e fundit ndaj Teutës, ndaj dhe ju desh shumë punë për të arritur fitoren dhe për të fituar vendin e parë në renditje.
Kjo vështirësi për marrjen e tre pikëve ndaj Teutës ka ardhur për shkak të mungesës së Pero Pejic, golashënuesit më të mirë të kampionatit, i cili pritet të rikthehet këtë fundjavë.
Ndeshja do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 14:00 stadiumin "Zeqir Ymeri", ku Kukësi do të presë në shtëpi Tiranën për t'i marra pse jo tre pikëshin e radhës dhe për të vazhduar më i qetë kryesimin e tabelës së renditjes.
Aktualisht Kukësi pozicionohet në vendin e parë në tabelën e renditjes me 23 pikë, ndërkohë që Tirana pozicionohet në vendin e katërt me vetëm 20 pikë.