
Një lajm zhgënjyes ka ardhur sot për ekipin e Napolit. Sulmuesi Victor Osimhen nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Milanit në Champions League. 24-vjeçari vuan një dëmtim muscular që e ka mbajtur jashtë fushe për disa javë.
Klubi po shpresonte ta rekuperonte për ndeshjen e së mërkurës në “San Siro”, por nigeriani nuk ka mundur do të kalojë testet mjekësore. Ai do të vazhdojë fazën riaftësuese.
Gazetari Gianluca Di Marzo ka konfirmuar se Osimhen nuk kka marrë pjesë në stërvitje së bashku me pjesën tjetër të ekipit dhe ka punuar individualisht në palestër.
Gjithsesi ai do të bëjë edhe një test mjekësor nesër për të parë gatishmërinë e tij. Megjithatë napoletanët po shpresojnë ta rikthejnë ndeshjen e ardhshme me Milanin në “Diego Armando Maradona”.