Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Mungesat e minutave për Gurishtën, ish-lojtari akuzon: Në Kombëtare kanë frikë se i zë vendin, të gjithë e kuptojnë çfarë nuk shkon aty

Shkruar nga NEWSPORT

Erdenis Gurishta ishte i ftuar nga Kombëtarja për miqësoren me Armeninë, megjithatë mbrojtësi i linjës së Vllaznisë s’u preferua asnjë minutë nga trajneri Edy Reja. Pikërisht për mungesën e minutave për kapitenin e shkodranëve ka shkruar Dritan Smajli.

Një nga ish futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës kuqeblu thekson se ai duhet të ngrejë kokën lart dhe mos të dorëzohet. Smajli kujton kohën kur u ftua nga kuqezinjtë ku nuk mungon në rreshta as ironia për stafin e dikurshëm të Kombëtares.

“Gurishta mos u mërzit. Ti e ke karrierën përpara dhe ke arritur deri këtu me djersën dhe mundin tënd. E njëjta gjë më ka ndodhur dhe mua. Për dy vjet rresht lojtari më i mirë në Shqipëri duke më votu dhe trajneri i Kombëtares i asaj kohe. Dola dhe golashënues në një vit me Vllazninë.

Më thërret Kombëtarja në miqësore dhe nuk guxoi të më fusë qoftë edhe 1 minutë pasi kishin frikë se po zë vendin dhe bëj hapin e madh. Nuk kisha asnjë lloj përkrahje përveç djersën dhe mundin tem, edhe klubin Vllaznia. Aty ka diçka që nuk shkon dhe besoj se çdo kush e kupton. Ti vazhdo përpara se do të vijë dhe dita jote”.

[caption id="attachment_668047" align="alignnone" width="740"] Postimi i Gurishtës[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga