Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mungesa në të dyja krahët, formacionet zyrtare të Kukësi-Egnatia

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa në të dyja krahët, formacionet zyrtare të

Kukësi do të presë ditën e sotme Egnatian në shtëpi për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Kukës Arena” do të startojë në orën 13:30.

Stavri Nica vjen me një mungesë mjaft të rëndësishme si Plarent Fejzaj. Mesfushori që është një nga të “preferuarit” e Nicës nuk do të jetë në këtë sfidë. Teksa për verilindorët ka edhe dy mungesa të tjera për shkaqe dëmtimesh, me Abdou Mbarak dhe Daniel Momoh që shtojnë “hallet” e trajnerit të Kukësit. Në krahun tjetër, Egnatia ka një mungesë mjaft të rëndësishme në mesfushë, si ajo e Sebastian Spahiut.

Tashmë dy trajnerët, Stavri Nica ashtu dhe Edlir Tetova kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë nga minuta e parë e sfidës. Më poshtë do të njiheni me formacionet zyrtare të ndeshjes Kukësi-Egnatia.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Zenunaj, Zhongo, Reçi, Da Mota, Lleshi, Felipe, Murati, Rashiti, Salami, Nikolai. Trajner: Stavri Nica

EGNATIA: Sherri, Malota, Dylis, Xhemajli, Fangaj, Zejnullai, Aleksi, Fernando, Ndreca, Ibrahimoglu, Gjata. Trajner: Edlir Tetova

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga