
Ethet e “Katar 2022” kanë filluar të njehen. Kombëtaret tashmë njëra pas tjetrës kanë bërë të ditur edhe lojtarët që do të kenë prezent në kampionatin botëror.
Në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport”, trajneri i Francës, Didier Deschamps ka folur për mungesën e Italisë në këtë botëror. Tekniku i francezve ndjek keqardhje për mungesën e “Azzurrëve”, ndërsa thekson se e ka provuar kur ka qenë futbollistë dhe nuk dëshiron aspak të jetë në vendin e Mancinit.
"Sa keq, për mua të gjitha kombet e mëdha duhet të jenë atje. Fatkeqësisht nuk është Italia. E di se çfarë do të thotë, e kam jetuar dy herë radhazi si futbollist, nuk shpjegohet dot, por kjo nuk do të thotë se nuk e meritove kampionatin europian. Unë nuk e vendos veten në vendin e Mancinit, kam mjaft probleme, por është vërtet e trishtueshme që nuk ka Itali”, ka theksuar trjaneri i “Gjelave”.