Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mungesa dhe dyshime, Fagu dhe Josa gati të “arnojnë” formacionet

Shkruar nga NEWSPORT
Mungesa dhe dyshime, Fagu dhe Josa gati të “arnojnë”

Tirana do të luajë ndeshjen e javës së 25-të ndaj Laçit në “Elbasan Arena”. Takim që do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00.

Një duel mjaft i rëndësishëm për bardheblutë dhe bardhezinjtë që janë të “dënuar” vetëm për fitoren, pasi tashmë e shikojnë vetëm jashtë “Final – Four”. Për Erbim Fagun nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi ndaj bardhezinjve do të ketë mungesa të rëndësishme që kanë bërë stafin me “dhimbje koke”.

Filip Najdovski nuk është ende gati, me mbrojtësin që vazhdon të stërvitet veçmas. Po ashtu do të mungojnë edhe Ardit Deliu dhe Florjan Përgjoni. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në derbin me Partizanin dhe ndaj Laçit do të jetë në pezulluar. Në këtë mënyrë Fagu do të duhet të “arnojë” formacionin për duelin e së hënës.

Ndërkohë nga krahu tjetër MIrel Josa ka dy dyshime për këtë takim. Klindi Qato dhe Junior janë në dyshim , pasi të dy lojtarët kanë qenë të dëmtuar. Gjendja e tyre do të shihet deri para sfidës dhe më pas timonieri i kurbinasve do të vendosë për aktivizimin e tyre apo jo.

Formacionet e mundshme:

Tirana: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Meta, Jonuzi, Lushkja, Patrick, Abazaj, Latifi. Trajner: Erbim Fagu

Laçi: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Dajko, Prodani, manellari, Kryeziu, Ujka, Bajramaj, Lima, Soboëale. Trajner: Mirel Josa

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga