
Një karrierë e suksesshme që nuk ka kaluar pa bërë bujë. Michael Ballack ka zhvilluar një intervistë me Sky Sport në Angli duke u kthyer prapa në kohë dhe duke rrëfyer disa fakte interesante. Kujtojmë që Ballack ka qënë pjesë e Bayern dhe Chelsea.
"Në vitin 2004 pata një ofertë nga Barcelona. Kontaktova me menaxherët e Barçës dhe gjithçka ishte në të vërtetë e qartë. Më pas, u arrit marrëveshja ekonomike midis dy klubeve. Pastaj, gjithçka u hodh tutje.Pastaj në vitin 2002 mund të kisha shkuar te Real Madrid, por unë refuzova. Jam i lumtur me zgjedhjet e bëra në karrierë" - shprehet Ballack.
Poll