Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Mundësi e mirë për tifozët e Tiranës, ja ku shiten biletat për sfidën ndaj Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Mundësi e mirë për tifozët e Tiranës, ja ku shiten

Tirana do të luajë ditën e hënë sfidën e javës së 9-të të Abissnet Superiore ndaj Kukësit. Kryesuesit e kampionatit luajnë në transfertë këtë javë dhe do të udhëtojnë drejt Shkodrës për të luajtur këtë takim pasi verilindorët kanë zgjedhur stadiumin “Loro Boriçi”.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Tirana ka bërë me dije se tifozët bardheblu që duan të jenë prezent në Shkodër mund t’i blejnë biletat te biletaria e stadiumit “Selman Stermasit”. Një mundësi e mirë për tifozët pasi do ta kenë më të lehtë blerjen e biletave për një ndeshje që luhet në Shkodër.

Postimi i Tiranës:

Luhet të Henën, datë 22/11/2021 ndeshja e fundit e fazës së parë të kampionatit. Java e 9 gjen ekipin duke udhëtuar drejt Shkodrës në stadiumin “Loro Boriçi” ku do të luhet takimi FK Kukësi-KF Tirana. Biletat mund t’i gjeni në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga