
Partizani ka afruar dy lojtarë të talentuar te ekipi B. Skuadra që drejtohet nga Dritan Mehmeti ka gjetur akordim me dy talente të reja të futbollit shqiptar, siç janë Klodian Nuriu dhe Realf Zhivanaj. Nuriu ka qenë golashënuesi më I mirë I Kategorisë së Parë me Elbasanin, ndërsa Zhivanaj bëri mirë te Kastrioti i të rinjve.
Dy lojtarët e afruar mund të përdoren edhe nga ekipi i parë, me Partizanin që ka mjaft lojtarë të talentuar në ekipin B. Kujtojmë se të kuqtë ia dolën të ngjiten sezonin e shkuar nga Kategoria e Dytë në atë të Parë, duke shënuar një rekord historik për ekipin e ri të "Demave".
Poll