Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

EUROPA LEAGUE

Piolit nuk i del inati: Roma shënoi gol të parregullt, ne na mungon një penallti

Shkruar nga NEWSPORT
Piolit nuk i del inati: Roma shënoi gol të parregullt, ne na mungon
Stefano Pioli

Milan u mposht në shtëpi nga Roma, sfidë kjo e vlefshme për çerekfinalen e Europa League. Skuadra e Daniele De Rossit triumfoi 1-0 ndja ekipit të Stefano Piolit.

Pas kësja humbje, trajneri i kuqezinjve e ka cilësuar të pa rregullt golin e Romës, ndërsa ndër të tjera thekson se i mungon edhe një penallti skuadrës së tij.

“Më vjen keq sepse skuadra nuk ishte agresive aq sa duhej. Skuadra nuk zbatoi atë që kishim përgatitur në stërvitje, zhvilluam një ndeshje komplet tjetër nga ajo që kishim planifikuar. Sa i përket arbitrave, nuk më pëlqen të merrem me to. Por, Abraham e preku topin me dorë dhe jo me kokë dhe për të theksuar se goditja e këndit nga ku Roma shënoi golin, “lindi” nga një pozicion jashtë loje.

Në pjesën e parë duhej të shfaqnim më shumë kurajo, krijuam disa raste, por nuk pashë skuadrën e ndeshjeve të fundit. Këta lojtarë mund të bëjnë më shumë se kaq. Sa i takon paraqitjes së Leaos, nuk më shqetëson. Në ndeshjen e kthimit pres më shumë krenari dhe forcë në fushë”, u shpreh Pioli.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga