
Thomas Muller bën “Mea Culpa” mbi vendim për largimin nga kombëtarja gjermane. Sulmuesi i Bayern dhe Gjermanisë, në një deklaratë të fundit ka rihapur dhe njëherë mundësinë për të luajtur me kombëtaren e tij.
Eleminimi në Kupën e Botës pas ndeshjes ndaj Costa Ricas ka përfshirë nga emocionet 33 vjeçarin ku deklaroi që kjo do të jetë ndeshja e fundit për kombëtaren. Muller ka shprehur gadishmërinë e tij për të luajtur në radhët e Pazerave.
Deklarata:
“Isha përshirë nga emocionet pas ndeshjes, ishte një moment i trishtë për të gjithë. Mendova për këtë dhe shkëmbeva një bisedë me Hansi Flick. Për sa kohë që jam futbollist profesionist, do të jem gjithmonë në dispozicion për kombëtaren. I takon trajnerit të vendosë se si dhe kur. Qëllimi është të jemi sërish të suksesshëm. Hansi ka shumë opsione në sulm.
Jam shumë i qetë, por do të jem absolutisht aty kur trajneri të ketë nevojë për mua.
Muller tha pasi mposhti Kosta Rikën: Kemi pasur shumë momente të shkëlqyera së bashku. Faleminderit për gjithçka.
Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit për Gjermaninë, disa fjalë për tifozët gjermanë: Ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme. Faleminderit shumë. Gjithmonë jam përpjekur të jap zemrën në fushë. Herë dilnim me lot gëzimi, herë dhimbje. E bëra me dashuri. Më duhet të mendoj për gjithçka tjetër tani.