
Legia Warsaw mat forcat me Wislan pas pak minutash në kuadër të kampionatit polak. Sulmuesi Ernest Muçi e nis titullar këtë ndeshje, për herë të parë e nis nga fillimi që kur është transferuar te kjo skuadër. Ish sulmuesi i Tiranës ka mundësinë të tregoi vlerat e veta, e pse jo, të jetë protagonist absolut sot.
20 vjeçari ka luajtur në 5 ndeshje të gjigandëve polaku, duke u aktivizuar në pjesën e dytë. Muçi u transferua në Poloni pas 3 sezonesh fantastike me Tiranën, në kampionatin shqiptar.Trajneri Michniewicz Czeslaw ka besim në aftësitë e tij dhe blerja ka qënë pikërisht kërkesë e tij. Nëse do shënojë apo jo sot, na mbetet të presim e të shohim.
Poll