
Arsenali arriti të mposhte Manchester United në javën e 20-të të Premier League, me “Topçinjtë” që triumfuan me shifrat 3-2 ndaj djajve.
Skuadra kua luan edhe mesfushori shqiptarë, Granit Xhaka vazhdojnë të udhëheqin klasifikimin me 5 pikë më shumë se Manchester City në vendin e dytë.
Pas fitores me United, Mikel Arteta ka folur për takimin, ndërsa ka theksuar se skuadra e tij ëhstë në krye të klasifikimit për shkak të lojërave pozitive që kanë bërë këtë sezon.
“Është e mrekullueshme dhe ne meritojmë të jemi këtu ku jemi për shkak të mënyrës se si po luajmë. Por ka shumë gjëra që mund t’i bëjmë shumë më mirë”, shtoi ai.
Arsenali ka ende një sërë testesh të vështira për të kaluar këtë sezon, me Manchester City që do të përballet dy herë në katër ndeshjet e ardhshme, me një udhëtim në “Etihad Stadium” që do të zhvillohet të premten në raundin e katërt të FA Cup.