Jurgen Klopp ka folur për trajnerin e Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer. “Timonieri” i Liverpool ka lavdëruar homologun e tij duke e cilësuar si pasardhësin e Sir Alex Ferguson me të njëjtin stil loje.
Pas largimit të Jose Mourinhos nga pankina e United, Solskjaer ka arritur të koleksionojë 8 fitore dhe vetëm 1 barazim. Për këtë Klopp është shprehur:
“Ai i ka sjellë në klub gjërat për të cilat njihej Sir Alex Fergusoni. Kjo e bën Manchester Unitedin kërcënues përsëri dhe ata janë kthyer në garë. Është e qartë që ai do të jetë trajner edhe vitin tjetër”, ka deklaruar tekniku i Liverpool.