Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Mourinho: E merituam barazimin, luajtëm mirë në pjesën e dytë se bërtita më shumë

Shkruar nga NEWSPORT
Mourinho: E merituam barazimin, luajtëm mirë në pjesën e

Jose Mourinho ka folur pas barazimit 1-1 në transfertë kundër Betis. Trajneri portugez është shprehur i pakënaqur me atë që skuadra e tij dha në fushën e blertë.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, ai ka vënë theksin te presioni që kishin lojtarët. Në fund ka thënë dy fjalë dhe për Belotin dhe Abraham. Para gazetarëve, “Special One” është shprehur:

“Po, por është një sfidë me presion të madh. Nuk është një lojë në grup, është një ndeshje me eliminim direkt: nëse humbisnim, ishim jashtë. Disavantazhi 1-0 në pjesën e parë na dha presion. Me gjithë problemet që kemi, lëndime, pezullime dhe lodhje, luajtëm kundër një ekipi që ndryshoi 5 apo 6 lojtarë në krahasim me ndeshjen e parë dhe pa dyshim e merituam barazimin. Tani kemi dy ndeshje për të fituar, por tani mendojmë vetëm për veten tonë dhe nuk duhet të presim rezultate të tjera.

Belotti-Abraham?

- Në pjesën e parë ishte një katastrofë. Nuk ishte ajo që kërkova nga të dy. Në pjesën e dytë me mire, sepse unë bërtita me shumë. Belotti dhe Abraham kishin meritë në përmirësimin e ekipit, ata shtyne mirë pa top dhe ia dolën mirë. Ata duhet të punojnë së bashku, mua më pëlqyen shumë në pjesën e dytë.

- Luajtëm me karakter, strategji, lojtarë që kishin forcën mendore. Kjo pikë është e rëndësishme për ne dhe duhet të vazhdojmë kështu deri më 13 nëntor me garat evropiane dhe kampionatin. Në janar do të jemi më të fortë. Duhet t'i rezistojmë këtij momenti dhe fati të keq”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga