Lojtarët shqiptar javë pas jave po shkëlqejnë në kampionatet e huaja me skuadrat e tyre. Tashmë ia kanë marrë ‘dorën’ të jenë edhe mes më të mirëve në formacionin e javës.
Enea Mihaj po shkëlqen në Portugali te skuadra e Famalicao. Pavarësisht që skuadra portugeze nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Estrela, sërish mbrojtëis i kombëtares ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.
Paraqitja e tij është vlerësuar me notën 8.2 nga ‘Soffascore’. Por jo vetëm kaq, pasi lojtari kuqezi është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Portugali, duke qenë ndër më të mirët e javës së 29-të të kampionatit.
Siç duket 25-vjeçari është motivuar në maksimum nga ftesa e Kombëtares, teksa përshëndet Sylvinhon në këtë mënyrë.
[caption id="attachment_729651" align="alignnone" width="388"] Enea Mihaj ne formacionin e javes ne Portugali[/caption]