
Cristiano Ronaldo ka mbetur tashmë pa trajner. Rudi Garcia nuk do të jetë më timonieri i skuadrës së Al Nassr. Francezi sipas mediave të huaja ka dhënë dorëheqjen , pasi tashmë nuk kishte më një marrëdhënie të mirë me lojtarët në dhomën e zhveshjes.
Raportohet se së fundmi ka pasur një mosmarrëveshje mes lojtarëve dhe trajnerit Garcia në dhomat e zhveshjes si për t’i vënë “kapakun” gjithçkaje, ku sulmuesin portugez i ka shprehur hapur edhe pakënaqësinë e tij për lojën e skuadrës. Edhe rezultatet e siguruara javët e fundit kanë qenë zhgënjyese, të cilat më pas kanë detyruar francezin të japë dorëheqjen, që e cila është pranuar nga drejtuesit e Al Nassr.
Al Nassr është i dyti në renditje, tri pikë pas Al Ittihad, kundërshtar me të cilin humbi së fundmi dhe është eliminuar kundër të gjitha gjasave nga Superkupa e Arabisë, në gjysmëfinale. Rudi Garcia ishte trajner i Al Nassr që nga vera e kaluar, kur zbarkoi në Arabi si zëvendësues i Miguel Ángel Russo