
Superiore
Skuadra e Laçit njofton se ka arritur akordin me trajnerin Vladimir Gjoni për drejtimin e moshave U-19 në Superiore. Sezoni i ri në këtë kategori do të nis nga data 14 shtator, ndërsa stërvitja e parë nën “urdhërat” e Gjonit do të jetë prej të hënës, 25 gusht:
“KF Laçi njofton se në drejtimin e ekipit U-19 do të jetë Vladimir Gjoni. KF Laçi U-19 është pjesë e Abissnet Superiore me sezonin e ri që do të nisë prej datës 14 shtator, ndërsa stërvitja do të nisë të hënën e 25 gushtit”.
Nga krahu tjetër, ekipi kryesore kurbinas do të militojë këtë edicion në Kategorin e Parë, aty ku misioni është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.
View this post on Instagram
Poll