Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

VIDEO/ "Made in Albania", Partizani bën VAR-in me tablet në fushë, trajneri serb i të kuqve kapërcen rrethimin e fushës dhe ngjitet në tribunë

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ "Made in Albania", Partizani bën VAR-in me tablet në
Momenti kur Veselinovic pretendon për penallti

Partizani dhe Egnatia kanë barazuar në supersfidën e javës së 16-të të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, përfundoi me rezultatin 1-1.

Një nga momentet më të diskutuara të kësaj sfide ishte pretendimi për penallti që kampi i kuq kishte në minutën e 84-të. Madje kjo situatë eskaloi në nervozizmin e trajnerit të Partizanit, Aleksandar Veselinovic.

Ky së bashku me një nga anëtarët e stafit u futën në fushën e lojës dhe me një tablet në dorë po i tregonin arbitrit të ndeshjes mbi penalltinë e pretenduar. Kryesori i ndeshjes nuk e fali serbin duke ndëshkuar me karton të kuq.

Veselinovic më pas u detyrua që të linte stolin dhe të kapërcentë sipër në tribunë. Nga aty ai ndoqi pjesën e mbetur të sfidës, që ishte e mbushur me polemika dhe raste të shumta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga