Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Mos i pyesni lojtarët e tjerë për mua”, Ronaldo: Unë flas kur dua, kemi ambicie të mëdha në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
“Mos i pyesni lojtarët e tjerë për mua”, Ronaldo:

Cristiano Ronaldo ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë surprizë për mediat të kombëtares së Portugalisë ku po vazhdon përgatitjet për Kupën e Botës. CR7-ta ka folur edhe për situatën e krijuar pas intervistës së tij të fundit, ndërsa ka theksuar se problemet që ai ka me Manchester United nuk do të ndikojnë aspak te paraqitja e tij me kombëtaren.

 “Nuk kam dyshim se ky episod i fundit, ajo intervistë dhe episode të tjera me lojtarë të tjerë që ndodhin ndonjëherë, ndonjëherë mund ta tronditin lojtarin, por nuk do ta tronditin kurrë ekipin. Koha i qartëson gjithmonë gjërat. Secili e di vetë kur e zgjedh kohën e tij. Ndonjëherë shkruhen të vërteta e herë ta tjera gënjeshtra. Nuk kam pse të shqetësohem për atë që mendojnë të tjerët. Unë flas kur dua. Të gjithë e dinë se kush jam, çfarë besoj.

Nuk do të ndikojë në atë që dëshiron trajneri. Stafi, garderoba… Të gjithë më njohin që në moshën 11-vjeçare. Të gjithë e duan vërtet këtë kompeticion, të gjithë duan të luajnë, gjë që më pëlqen ta shoh, ambicia është shumë e lartë. Jo vetëm ky episod që më ka ndodhur mua, por edhe episode të tjera mund të prekin vetë lojtarin, por nuk do të ndikojë tek skuadra”, tha Ronaldo.

Poll

Lexo gjithashtu