Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Mori presidencën e klubit të Superligës pak ditë më parë, Cana flet për borxhin që ka për të shlyer

Shkruar nga NEWSPORT
Mori presidencën e klubit të Superligës pak ditë më

Agim Cana, i ati i ish-futbollistit të Kombëtares Lorik Cana, ka marrë pak ditë më parë presidencën e klubit kosovar, Vllaznimit. Edhe pse shpresat janë të mëdha që gjendja të rregullohet, në momentin që flasim situata paraqitet e vështirë.

Diçka të tillë e ka pranuar dhe Agimi i cili ka konfirmuar se atij i janë trashëguar 45 mijë euro borxhe, të cilat ai premton t'i shlyejë brenda muajit shkurt, saktësisht në datën 1.

"Ideja për të marrë në menaxhim klubin e Vëllaznimit më ka ardhur vetvetiu, por duhet theksuar se një mbështetje e madhe ka ardhur edhe nga kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Borxhi që kam trashëguar nga kryesia e kaluar kap shifrën e 45 mijë eurove. Së shpejti, shpresojmë që deri më 1 shkurt do t'i mbuloj të gjitha obligimet ndaj futbollistëve" është shprehur Cana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga