
Egnatia mori një pikë të artë në transfertë ndaj Laçit. Sfida e sotme e vlefshme për javën e 23-të u mbyll në barazim 0-0 dhe të dyja ekipet ndan nga një pikë. Në fund të sfidës për “Gol pas Goli”, trajneri I Egnatias, Zakerija Ramadani u shpreh:
Barazimi? “Ishte ndeshja e parë që kishim përballë Laçin që ishte në vështirësi psikologjike nga humbja e fundit, pasi herët e kaluara, Laçi ka ardhur përballë nesh me shumë fitore radhazi. Nuk I lamë shumë hapësira kundërshtarit, unë mendoj se u shpërmblyem me pak fat. Jemi të kënaqur që kemi marrë një pikë dhe para ndeshjes erdhmën për të mos humbur. Jemi të kënaqur që kemi barazuar pasi shumë skuadra që kanë ardhur këtu kanë humbur.
Ne tentojmë nga krahët, por është merita e kundërshtarit që na bllokojnë nga krahët dhe na e bëjnë më të vështirë. Do të ngulim këmbë që të mos jemi një skuadër e lexuar dhe kemi kualitet që të ndryshojmë stilin e lojës. Kundërsulmi duhet të ishte arma jonë në sfidën e sotme, por Ademi ka luajtur me dhimbje. Jakcson nuk kërkoi topi pas Pedro, ndërsa Ademi nuk kërkoi topa për shkak të dhimbjes që kishte”.
Premio? “Këtë ia lëmë presidentit, ne kemi një president të rregullt dhe jemi njohur për problemet që ka pasur në Kosovë, por këtu I marrim pagat çdo datë 2 apo 3. Jemi me fat që kemi një president si Demrozi që e kemi gjithmonë pranë”, u shpreh Ramadani.