Salernitana dhe Milan kanë barazuar 2 me 2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 17 të Seria A. Ishin kuqezinjtë e Milanit që kaluan të parët në avantazh, ndërsa vendasit e Salernitanas reaguan brenda pjesës së parë për t’i mbyllur 45 minutat e para në barazim.
Pjesa e dytë prodhoi po dy gola, vetëm se të parin e shënoi Salernitana. Këta të fundit përmbysën 2 me 1 shifrat. Për të shpëtuar Milanin nga humbja kishte menduar Jovic, që në minutën e 91’ gjeti rrjetën për 2 me 2.
Pikë kjo që nuk i vlen milanistëve, që mbajnë vendin e tretë, 8 pikë larg Interit dhe me një takim më shumë të luajtur. Në përfundim të ndeshjes u prononcua trajneri i Milanit, Stefano Pioli.
Çfarë ju lë ky barazim?
"Na lë keqardhje, si shumë herë këtë sezon. Nuk ishte e lehtë të dilnim nga ngërçi dhe ia dolëm, më pas bëmë gabime që nuk mund t'i përballojmë. Në fund rikuperuam dhe morëm një rezultat pozitiv. por kjo nuk është performanca që ne donim të bënim në fushë”.
Çfarë e shkakton mungesën e vazhdimësisë?
"Një kombinim gjërash, por nëse këto situata përsëriten, mentaliteti bëhet i rëndësishëm. Ne kemi nevojë për më shumë vëmendje, më shumë intensitet dhe më shumë kontroll në shënimin. Shumë gjëra që na heqin pikë të rëndësishme në renditje. Kemi gjithnjë e më pak besim, kryesisht për shkak të të metave tona dhe kjo nuk është mirë."
A ju ka munguar ndërgjegjësimi?
"Ne reaguam si një ekip i madh dhe mund të kishim shënuar 4 gola, por na duhej diçka më shumë. Kur pëson një gol siç pranuam ne, nuk është e lehtë për askënd. Gjëja pozitive për sonte ishte se nuk u dorëzuam deri në fund, por ne nuk duhet të kishim lejuar që Salernitana të rikthehej në lojë dhe të merrte epërsinë. Ne ende duhet të punojmë për t'u bërë një ekip i madh."
Një tjetër dëmtim, këtë herë ndaj Tomorit.
“Është e vështirë, sinqerisht ka shumë. Fik ishte shumë mirë, është një problem që duhet zgjidhur shpejt dhe që na sheh në vështirësi”.
Ke ndryshuar gjë?
"Ne po vendosim gjithçka që kemi në të, si parandalimi dhe trajtimi. Për momentin puna nuk po na jep rezultatet që shpresonim të merrnim."