Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

"Morata një gjigant për ne", Luis Enrique pas humbjes: E përgëzoj Italinë, shpresoj të fitojnë trofeun

Shkruar nga NEWSPORT
"Morata një gjigant për ne", Luis Enrique pas humbjes: E

Luis Enrique, trajneri i Spanjës ka folur pas humbjes me Italinë. Në 120 minuta lojë, sfida gjysmëfinale e Europiani 2020 u nda në barazim 1-1, teksa fati nga penalltitë i buzëqeshi Italisë, që shkon kështu në finalen e 11 korrikut.

Në lidhje me këtë duel, trajneri i Spanjës, Luis Enrique ku thekson se ky ishte një duel spektakolar, ndërsa ka përgëzuar edhe Moratën, duke treguar arsyen se përse luajti me "9-ç falls".

"Në sportin profesionist të gjithë duhet të mësojmë si të fitojmë dhe si ta pranojmë humbjen. Për këtë arsye dua ta përgëzoj Italinë. Ne do të kthehemi në Spanjës të sigurt dhe duke treguar se qartësisht ishim mes ekipeve më të mira të turneut.

Mendoj se ishte një spektakël për ata që janë të apasionuar pas futbollit. E përgëzoj Italinë dhe shpresoj të bëjnë një tjetër paraqitje të mirë në finale, në përpjekje për të fituar trofeun.

Nuk kam pengje. Të gjithë kanë bërë punën e tyre dhe them se kemi bërë çfarë mundemi. Italia e nisi ndeshje me një intensitet të jashtëzakonshëm, siç bëmë edhe ne. Ishte si një garë makinash sportive, garë kokë më kokë, ku ishin përballë disa nga futbollistët më të mirë që kemi parë në Europian.

Pa sulmues? Pashë Chiellinin dhe Bonuccin të përballeshin me Lukakun dhe mendova se ishte më mirë të mos kishim një pikë referimi dhe të shtoja një lojtar në mesfushë. Ishte një plan i mirë, pasi shmangëm presingun e Italisë dhe luajtëm me të vërtetë shumë mirë.

Dani Olmo ishte i jashtëzakonshëm sot. Doja të hiqja një lojtar nga mbrojtësit e qendrës së Italisë dhe kjo ishte detyra e Olmo dhe e bëri. Ai është shumë inteligjent. Na mungoi vetëm finalizimi, pasi lojtarët e interpretuan në mënyrë perfekte atë që u kërkuam të bënin.

Morata ka pasur një problem muskulor në aduktor, por sërish donte ta gjuante penalltinë. Kjo do të thotë shumë për personalitetin e tij. Ai ka qenë gjigant për ne në këtë turne. Nëse do t'u jepja lojtarëve të mi nota, mendoj se meritojnë shkëlqyeshëm", tha Enrique.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga