Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Momentet fantastike të 2016/ Shqipëria në "Euro 2016" dhe "derbi" kundër Zvicrës në Francë

Shkruar nga NEWSPORT
Momentet fantastike të 2016/ Shqipëria në "Euro 2016"

Viti 2016 për futbollin shqiptar ka qenë padyshim një ndër më të suksesshmit, për të mos thënë më i suksesshmi duke kujtuar kualifikimin e kuqezinjve për në "Euro 2016".

All - Paragraf - 3

Kombëtarja renditet në vend të dytë në Eliminatoret e Europianit, direkt pas Portugalisë, duke lënë pas pretendentet si Danimarka dhe Serbia.

Që nga goli i Balajt në Averio kundër Portugalisë deri te "droni" dhe trazirat e Beogradit te festa në Armeni. Shqipëria është për herë të parë në një Kampionat Europian!

2016-ta nuk do të harrohet asnjëherë nga tifozët shqiptar, ashtu siç nuk do të harrohet as momenti kur kuqezinjtë e De Biazit dolën në fushën e gjelbër të stadiumit të Lensit në sfidën e parë të "Euro 2016" kundër Zvicrës.

Në stadium dëgjohej "Shqipëri, Shqipëri", thirrje që emocionuan edhe Xhakën me shokë që do të luanin kundër kombit të tyre.

Një moment i paharruar, një festë madhështore, ndonëse sfida përfundoi 1-0 për Zvicrën. Shqipëria e Europianit nuk do të harrohet kurrë, ndërsa kjo pjesëmarrje në këtë kompeticion nga ana e kuqezinjve, do të mbetet në kujtesë si një çast fantastik!

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7