Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Momente ankthi për Real Madrid para sfidës në Champions, madrilenët aksidentohen rrugës për në Gjermani

Shkruar nga NEWSPORT
Momente ankthi për Real Madrid para sfidës në Champions,
Skuadra e Real Madrid ka përjetuar momente tmerri mbrëmjen e djeshme. Skuadra madrilene ishte nisur për në Gjermani për të luajtur sfidën me Leipzig, takim i vlefshëm për fazën e 1/8-ave të Champions League. Autobusi i “Los Blancos” është aksidentuar me një makinë tip Toyota.  Sipas “bild” bëhet me dije se Toyota është përplasur me autobusin  e spanjollëve në autostradën A4.  Fatmirësisht nga kjo përplasje nuk ka dëme në njerëz. “Një tifoz, që po filmonte autobusin e skuadrës nga makina e tij, u hutua, ne nuk e vumë re. Të tjerët që ishin pas neshe vunë re aksidentin”,  ka deklaruar një nga përfaqësuesit  e klubit spanjoll për “Marca”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga