Dje, kombëtarja e Moldavisë ka nisur grumbullimin për ndeshjen me Shqipërinë. Seanca e parë stërvitore është zhvilluar në orën 18:00, ku të pranishëm ishin 23 lojtarë, nga 25 që janë ftuar nga trajneri Serghei Clescenco.
Atmosfera pozitive ka “pushtuar” kampin moldav. Lojtarët po kalojnë një formë të mirë dhe pritet me interes të shihet se si do të paraqiten kundër Shqipërisë. Kujtojmë që Moldavia gjendet në vendin e katërt të Grupit E me 4 pikë.
Ndeshja Moldavi – Shqipëri do të zhvillohet të premten, në orën 18:00 me orën tonë lokale.
Poll