Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

“Jemi të lumtur”, trajneri Mohamed Ouahbi mjaftohet me pikën e marrë pas barazimit me Brazilin: Kjo ndeshje foli për cilësitë e mëdha që kemi

Shkruar nga NEWSPORT
“Jemi të lumtur”, trajneri Mohamed Ouahbi mjaftohet me
Trajneri i Marokut, Mohamed Ouahbi

Maroku mori një pikë të çmuar përballë Brazilit, në barazimi 1-1 në ndeshjen e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në kuadër të raundit të parë të grupit C.

Pas këtij takimi, ka folur edhe trajneri i marokenëve, Mohamed Ouahbi.

“Barazuam dhe jemi të lumtur. Nuk jam i mërzituzr. Do të donim të kishim fituar fituar, padyshim, por s’jam i mërzitur. Arsyeja pse ndihem krenar është se jemi mjaftueshëm të guximshëm për të luajtur dhe për të kërkuar topin nën presion. Kjo flet për cilësitë e mëdha që ne kemi.

Një pikë është e mjaftueshme dhe besoj se do të përmirësohemi.

Prania e tifozëve? Nuk e di nëse 20% prej tyre ishin marokenë, por ne mundnim ti dëgjonim me zë të lartë. Uroj ta kenë shijuar këtë ndeshje dhe shpresoj që kjo të vazhdojë”, tha Ouahbi.

Poll

Lexo gjithashtu