
Një ndër emrat më të komentuar të merkatos ditët e fundit ka qenë ai i mesfushorit të Real Madridit, Luca Modriç. Kroati kërkon të shkojë në Itali, por drejtuesit madrilen kërkojnë të mos e lënë të lirë lojtarin deri në momentin që do gjejnë zëvendësuesin e tij.
Së fundmi, lidhur me këtë ka folur drejtori i Realit, Emilio Butragueno. Ai ka shjeguar se mes palëve nuk ka asnjë problem dhe se është në planet e klubit edhe për shumë kohë, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë transferimin e mundshëm te zikaltërit.
"Nuk ka asnjë problem me Modriç, ai është i lumtur te ne", kanë qenë fjalët e Emilio Butragueno për " Movistar+".
Poll