
Mercedes ka prezantuar modelin e ri të makinës AMG F1 W11 E11 që do të garojë në Kampionatin Botëror të Formula 1. Makina gjermane është ajo që ka sunduar në vitet e fundit pistat e Formula 1, ndaj Leëis Hamilton dhe Valtteri Bottas kenë pikësynimin që të ruajnë podiumin.
Makina nuk ka ndryshuar shumë nga performanca e sezonit të shkuar, megjithatë kompania ka bërë ndryshime në më shumë se 10 mijë pjesët e makinës, aty ku fokusi kryesor është motorri. Sigurisht që nuk mungojnë pjesët e reja, me sekrotin e energjisë që është rinovuar komplet. Inxhinierët janë përqëndruar gjithashtu në bërjen më të efektshme të ftohjes, duke provuar temperatura më të larta në funksionimin e motorrit.
Ky sezon i sheh pjesëmarrësit me 22 gara, rekord në Formula 1. Grand Prix i Vietnamit i shtohet në prill kampionatit, teksa ekipet do të nisin përgatitjet. Makinat e tjera të zbuluara për sezonin e ri, përfshijnë Alfa Romeo C39, Ferrari SF1000, McLaren MCL35 dhe Red Bull Racing RB16.