Emocionet e fitores dramatike kundër Vllaznisë kanë përfshirë të gjithë në kampin e Partizanit, ndërsa jashtë emocioneve nuk ka si të mbetet edhe mjeku i skuadrës së kuqe, Ergys Rexha.
Ky i fundit ka postuar një foto në Facebook, ndërsa e ka shoqëruar me mbishkrimin: "Ecim drejt titullit".
Por, mesa duket Migen Memelli nuk ka qenë shumë "dakord", duke komentuar me humor në postimin e mjekut të Partizanit: "Teleskop ke në shtëpi vëlla?". E menjëhershme ka qenë dhe përgjigjja e Rexhës, që i shkruante: "+11.... mjaftojnë?"

Poll
