Një lajm aspak i mirë vjen për legjendën e futbollit, Pele, i cili raportohet se nuk është në një gjendje të mirë. Pikërisht të martën që kaloi u shtrua në spital “ Albert Einstein” në Sao Paolo pasi gjendja e tij sa vinte dhe përkeqësohej akoma më shumë.
Mjekët ia kanë ndaluar kimioterapinë, pasi trupi i tij nuk po i përgjigjet, në luftën kundër kancerit të zorrëve. Pele është dërguar në kujdesin paliativ dhe nuk do t’i nënshtrohet testeve ose trajtimit invaziv.
Kujdesi paliativ është për pacientët me sëmundje ose gjendje potencialisht kërcënuese për jetën dhe kujdes në fund të jetës.
Football legend Pele has been moved to ‘palliative care’ with the Brazilian icon having stopped responding to chemotherapy since being taken back into hospital this week.
— Mirror Football (@MirrorFootball) December 3, 2022
BREAKING: Football legend Pele ‘is moved to end-of-life care’ in hospital https://t.co/wR1g2VeiGA pic.twitter.com/IyykKd8Pr2
— MailOnline Sport (@MailSport) December 3, 2022