
Vllaznia pret në Loro Boriçi me datën 15 korrik Siroki Brijeg, në kuadër të ndeshjes së dytë të turit të parë të Conference League. Shkodranët janë mundur 3-1 në Bosnjë, ndaj do iu duhet një përmbysje.
E nevojshme për 90 minutëshin e kthimit është edhe prezenca e tifozëve. Kështu, për t'ia bërë sa më të lehtë punën lojtarit të 12-të është menduar që biletat, të shiten edhe online. Diçka e tillë është njoftuar edhe në rrjetet sociale: "Të nderuar tifozë të Vllaznisë! Ju që ende nuk keni siguruar një biletë për ndeshjen e datës 15 korrik ndaj NK Siroki Brijeg, mund ta gjeni atë sërish pranë sporteleve të stadiumit "Loro Boriçi' por edhe online duke klikuar në linkun e mëposhtëm".
Sfida luhet të enjten në orën 21.00.