Mrlind Daku iashtë mungesa e madhe e kombëtares shqiptare në listën e miqësore të këtij muaji. Mungesa e tij vazhdon të diksutohet edhe pse trajneri Sylvinho në konferencën e parë për shtyp tregoi arsyen e lënies jashtë.
Sulmuesi i cili aktualisht luan e Rubin Kazan në Rusi ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për mos grumbullimin nga kuqezinjtë. Gjithashtu ka theksuar se pas shpalljes së listës nuk ka pasur fare komunikim me trajnerin brazilian.
“Normal edhe unë si futbollist e kam pritur ftesën e Kombëtares, por trajneri është ai që vendosi dhe trajneri e ka vendosor kështu kësaj here. Dhe ajo që më ngelet mu është se të vazhdoj të punoj, me tregu rezultate të mira që në tjetrin grumbullim me pas ftesën. Por, gjithsesi trajneri vendos dhe ai e ka timonin kryesor.
Ke komunikuar me Sylvinhon? Jo nuk kemi pasur kontakt. Por vetëm në bazë të konferencës le për të kuptuar se është ajo arsyeja se pse nuk jam i ftuar në grumbullim”, ka theksuar Daku për “Sportmania”.