Armand Duka ka folur në lidhje me kalimin e mundshëm të Mirlind Dakut te kombëtarja shqiptare e futbollit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës mund t’i bashkohet kuqezinjve.
Por, për këtë Duka nuk kishte dijeni. Në një prononcim të shkurtër të dhënë për FrontOnline, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit është shprehur:
“Të them të drejtën nuk di asgjë në lidhje për këtë çështje”, ka thënë presidenti Duka.
Sulmuesi i njohur nuk ka luajtur asnjë ndeshje zyrtare me Kosovën dhe kalimi te Shqipëria duket më se i mundur. Megjithata faza ofensive e kombëtares sonë është mjaft e populluar. Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa në Kosovë po flitet shumë për ish sulmuesin e Kukësit, që këtë sezon po shkëlqen me Murën ku ka shënuar 11 gola në 17 ndeshje.