Superliga kosovare e futbollit ka zhvilluar sot tre nga ndeshjet e javës së 10. Ballkani ka fituar 4-1 me Besën në shtëpi, teksa dy nga golat e vendasve janë shënuar nga Mirlind Daku. Ish-sulmuesi I Kukësit është një makineri perfekte golash, teksa në këto javë ia ka dalë të shënojë 16 gola, duke vendosur rekord në Europë.
Daku ka shënuar në të 26 minutë nga pika e bardhë, ndërsa në të 30 ka dyshishuar shifrat për dopietën personale. Në pjesën e dytë ka qenë Korenica që në të 80 dhe 90 minutë do gjente golat për 4-1. Më herët Sheqerolli ngushtoi për miqtë.
Gjilani dhe Feronikeli janë ndarë në paqe, me dy trajnerët shqiptar që kanë shtrënguar duart. Kujtojmë se te gjilanasit drejton Mezani ndërsa te Feronikeli Klodian Duro.
Arbëria e Labinot Ibrahimit është përmbysur në shtëpi nga Trepça ’89, teksa miqtë kanë fituar 1-2 në fundin e 90 minutave. Golit të Zabargjës në të 22 minutë I janë përgjigjur Sie dhe Nimani.
Java 10
Arbëria 1-2 Trepça ’89
Ballkani 4-1 Besa
Gjilani 0-0 Feronikeli